Live

SKANDAL! Trajneri i Kosovës U21 bën një koment racist për Rudiger

13:12 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Afrim Tovërlani në një emision televiziv ka promovuar racizëm ndaj mbrojtësit të Kombëtares së Gjermanisë, Antonio Rudiger.

Komenti i tij ishte tejet i rëndë. Ai ishte duke e analizuar humbjen e Gjermanisë 1-2 ndaj Japonisë në Kupën e Botës ‘Katari 2022’, shkruan LIG Sport

“Me tregu drejt, qaq shumë më ka irritu ai mbrojtësi Rudigeri me ngjyrë çymyri…”, ishin fjalët skandaloze të trajnerit të Kosovës.

Mbetët të shihet se a do të ketë reagim nga Federata e Futbollit të Kosovës në lidhje me këtë deklaratë raciste.

Shpërndaje në

U Kopjua