Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, thuhet se ka kërcënuar futbollistët e përjashtuara para se ata të largoheshin nga grumbullimi.
Zyrtari i MKRS-së, Ramiz Shala, mbrëmë në një paraqitje televizive deklaroi se ka informata se Agim Ademi kishte kërcënuar futbollistët, ndërsa lajmin sot e ka konfirmuar gazetari Arlind Sadiku.
Sipas Sadikut njëri nga futbollistët e përjashtuar e ka konfirmuar deklaratën e Shalës.
Agim Ademi thuhet se iu ka thënë futbollistëve “jau thej komtë, jau prishi karrierën”, para se ata të largoheshin nga grumbullimi.
FFK-ja kishte vendosur që para ndeshjes me Qipron të përjashtojë Edon Zhegrovën, Florent Muslijën dhe Aro Muriç, për shkak se ata kishin thyer rregullat e vendosura nga përzgjedhësi Foda.
Muriq e Zhegrova kanë mohuar të kenë thyer rregullat duke i quajtur deklaratat e FFK-së si të pavërteta, kurse Muslija nuk ka reaguar akoma.
Kosova kishte udhëtuar drejt Qipros pa treshen e futbollistëve, ku edhe shënoi fitore me rezultat të thellë 4:0.