Një foshnje në Skenderaj ka vdekur derisa ishte në gjumë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë së kosovës, rrethanat ende nuk dihen dhe se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i policisë:
HETIM I VDEKJES
Skenderaj 25.02.2025-05:00. Raportohet se në rrethana të panjohura deri sa ishte në gjumë ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar-foshnje. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.