Live

Slavko Simiq nga Lista Serbe është deputeti që u intervistua për sulmet ndaj gazetarëve në vitin 2023

20:56 / 11 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një deputet i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës është marrë në pyetje nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, nën dyshimin se ka dhënë urdhër për sulm ndaj gazetarëve gjatë protestave në Leposaviq, më 16 qershor të vitit 2023.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për deputetin nga Lista Serbe, Slavko Simiq.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se deputeti Simiq është intervistuar si i pandehur, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, për të cilën ai rrezikon ndëshkim serioz.

Sipas Prokurorisë, S.S. dyshohet se gjatë një proteste kundër vizitës së ish-ministrit Elbert Krasniqi në Leposaviq, ka komanduar drejtpërdrejt sulmin ndaj përfaqësuesve të mediave, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por edhe vetë lirinë e shprehjes.

Kujtojmë se Slavko Simiq ka marrë gjithsej 12 mijë e 266 vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Shpërndaje në

U Kopjua