Live

Sonte Liga e Kampionëve, Barcelona në fushë vetëm sa për sy e faqe

10:11 / 01 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Gara më prestigjioze për klube në futboll, Liga e Kampionëve, vazhdon sot me ndeshjet e rrethit të fundit të fazës së grupeve.

Barcelona që tashmë është eliminuar nga Liga e Kampionëve do të ndeshet me çekët e Plzen dhe kjo sfidë nuk përcakton puthuaj asgjë. Ndeshje interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Bareyn Munichut dhe Interit dhe përkundër që të dyja skuadrat kanë kaluar tutje, besohet se do të zhvillohet një ndeshje shumë e fortë.

Gjithsesi e gjithë vëmendja në fakt, është te Grupi D, ku në përbërje ka Tottenham, Marseille, Sporting dhe Frankfurt. Të katër ekipet kanë shanse të kualifikohen sot për në fazën tjetër të garave.

Orari i ndeshjeve të sotme:

Shpërndaje në

U Kopjua