Kupa e Botës është kthyer përsëri me dy ndeshjet çerekfinale të cilat do të luhen gjatë ditës së sotme. Dy shtete evropiane do të sfidojnë dy latine në dy përballje të zjarrta.
Në orën 16:00, Kroacia do të përballet ndaj Brazilit, ndeshje e vlefshme për një biletë në gjysmëfinalen e Katar 2022.
Kroacia arriti me vështirësi në këtë fazë fal penalltive ndaj Japonisë, ndërsa Brazili me rikthimin e Neymar pati punë të lehtë ndaj Koresë së Jugut.
Përballja Messi VS Van Dijk do të mësojë nga ora 20:00 gjysëmfinalistin e dytë në ndeshjen Holandë-Argjentinë.