Live

Sonte Superkupa e Evropës, ndeshen Liverpool- Chelsea

10:24 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Sonte në ora 21:00 luhet ndeshja e Superkupës së Evropës mes Liverpoolit dhe Chelseat.

Liverpooli si fitues i Ligës së Kampionëve dhe Chelsea si fitues i Europa Ligës, luajnë sot në  një finale angleze për herë të parë në histori të kësaj gare.

Ndeshja luhet në Vodafone Park në Stamboll të Turqisë.

Francezja Stephanie Frappart do ta ndajë drejtësinë në ndeshje, pasi arriti me sukses ta gjykojë finalen e Kupës së Botës për femra.

Vlen të theksohet se edhe shumë tifozë kosovarë janë nisur për të përcjellë këtë ndeshje.

Shpërndaje në

U Kopjua