Live

Sot është hedhur shorti për ndeshjet e sezonit të ri të Superligës së Kosovës, në ambientet e FFK-së.

13:53 / 31 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Kampioni aktual Ferronikeli  në xhiron e parë do të përballet me ekipin tjetër nga Drenica, KF Drenica. Një tjetër derbi lokal është ai mes  skuadrave të kryeqytetit FC Prishtina dhe KF Flamurtari.

Në javën e shtatë do të luhet derbi më i madh lokal, ai ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.

Java e parë në Superligën e Kosovës nis më 17 gusht ndërsa në ligën e parë më 24 gusht.

Këto janë  duelet e xhiros së parë:

FC Drita : KF Ferizaj

KF Flamurtari : FC Prishtina

KF Dukagjini : FC Ballkani

KF Feronikeli : KF Drenica

KF Llapi : KF Vushtrria

KF Trepça 89 : SC Gjilani

Shpërndaje në

U Kopjua