Live

Sot hidhet shorti në Ligën e Kampionëve

09:42 / 07 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Sot në Nyon të Zvicrës, do të hidhet shorti për fazën e 1-16 në Ligën e Kampionëve, pas përfundimit të fazës së grupeve gjatë javës së kaluar.

Turneu do të rifillojë pas Kupës së Botës, me raundin e 16-të të caktuar për javën e Ditës së Shën Valentinit më 14 shkurt.

Ndërsa shumë festojnë Ditën e Shën Valentinit, tifozët e futbollit do të festojnë rikthimin e kompeticionit më të fortë evropian. Ky vit sjell mundësinë për të parë Kylian Mbappe dhe PSG në Santiago Bernabeu.

Shorti do të hidhet të hënën, më 7 nëntor, me fillim nga 12:00, në Nyon dhe do të marrin pjesë 16 skuadra që kaluan nga faza e grupeve.

Ky short do të vendosë ndeshjet e fazës së 16-të që do të luhen më 14, 15, 21 dhe 22 shkurt dhe ndeshjet e kthimit më 7, 8, 14 dhe 15 mars.

Ashtu si në fazën e grupeve, skuadrat nga i njëjti vend nuk mund të luajnë me njëra-tjetrën.

Skuadrat e kualifikuara

Nga 16 skuadrat që kanë kaluar, tetë janë të ndara (fituese të grupit), ndërsa tetë skuadrat e tjera janë ato që kanë përfunduar në vendin e dytë në grup.

Vazoja e fituesve të grupit përbëhet nga: Napoli, Porto, Bayern Munich, Tottenham, Chelsea, Real Madrid, Manchester City dhe Benfica.

Në vazon e tjetër: Liverpool, Club Brugge, Inter, Eintracht Frankfurt, AC Milan, RB Leipzig, Borussia Dortmun dhe PSG.

Skuadrat nga i njëjti vend nuk mund të luajnë me njëra-tjetrën në fazën e 16-të dhe ndeshjet duhet të zhvillohen në ditë të ndryshme për shkak të të drejtave televizive. Për shembull, Interi dhe Milani nuk mund të luajnë në të njëjtat ditë ndeshjesh.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...