Live

Sot hidhet shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligë

08:57 / 07 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Sot kuptohen çiftet në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligë.

Në Nyon të Zvicrës sot mbahet ceremonia e hedhjes së shortit për fazën 1/16 në dy nga kompeticionet më të mëdha evropiane, Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës.

Shorti përfshin 16 skuadrat që kaluan nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pritet të ketë ndeshje tejet interesante në mes ekipeve që kanë zënë tashmë vendin e parë dhe atyre që ndodhen në pozitën e dytë.

Skuadrat nga i njëjti vend nuk mund të takohen, gjithashtu edhe ato që e kanë qenë tashmë në të njëjtin grup.

Shorti për Ligën e Kampionëve hidhet në orën 12:00.

Më poshtë i gjeni ekipet që kanë marrë vendet e para në grupet përkatëse dhe ato që janë pozicionuar në vendin e dytë:

Evropa Ligë këtë edicion pritet të jetë shumë interesante.

Kjo pasi, shumë ekipe të mëdha evropiane nuk kanë arritur të kalojnë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, andaj do jenë pjesë në Evropa Ligë.

Edhe në këtë kompeticion mund të kemi ndeshje të zjarrta, të cilat do t`i kuptojmë sot me fillim nga ora 13:00.

Më poshtë i gjeni skuadrat që kanë kaluar fazën e grupeve në Evropa Ligë dhe ato që kanë rënë nga Liga e Kampionëve:

Ekipet që kanë kaluar fazën e grupeve në Evropa Ligë:

Manchester United

Midtjylland

Monako

Nante

PSV Eindhoven

Rennes

Romë

Union Berlin

Ekipet që nuk kanë kaluar grupet në Ligën e Kampionëve:

Ajax

Barcelona

Juventus

Leverkusen

Salzburg

Sevilla

Shakhtar Donetsk

Sporting CP

Edhe në Ligen e Konferencës sot mësohen çiftet e fazën 1/16.

Shpërndaje në

U Kopjua