Gazeta Kosovalive ka raportuar mbrëmë se ka ndërruar jetë Gentrit Metaj, 19-vjeçar, i cili ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku më 29 qershor në fshatin Dubravë të Komunës së Istogut.
I ndjeri, sipas njoftimit të familjes do të varroset sot, në ora 18:00.
Lamtumira e fundit ndaj Metajt do të bëhet në varrezat e fshatit Shushicë e Ulët.
