Më 16 gusht 1977, bota humbi legjendën muzikore, Elvis Presley, i cili ndërroi jetë në moshën 42 vjeçare.
Fansat e Elvis Presley që mbajnë qirinj të ndezur po vizitojnë varrin e ikonës së rrokut në Graceland gjatë vigjiljes vjetore që përkujton vdekjen e tij 42 vjet më parë.
Admiruesit e Presley nga e gjithë bota shkojnë në Memfis çdo vit për të nderuar jetën dhe karrierën e tij gjatë të ashtuquajturës “Java e Elvis”.
Lindur në Tupelo të Mississippis më 8 janar 1935, Elvis filloi një karrierë si muzikant pastaj u transferua në Memphis, duke u bërë më pas ikonë e përjetshme e muzikës.
Edhe pas vdekjes së tij zëri i tij unik dëgjohet akoma në këngë dhe filma të ndryshëm.