Live

Sot luhet finalja e Carabao Cup, Manchester United përballë Newcastle

08:29 / 26 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Në mitikun Wembley dorëzohet një trofe. Këtë të dielë, në orën 17.30 me orën shqiptare, Kupa e Ligës së Anglisë, e quajtur ndryshe Carabao Cup, kërkon kampionin e saj të 63-të.

Manchester United kërkon suksesin e 6-të të historisë në këtë kompeticion, përballë Newcastle që rikthehet në këtë finale pas plot 47 vjetësh, Magpies nuk e kanë fituar kurrë trofeun.

Gjithsesi Manchester United padyshim që parashikohet si skuadra favorite, djajtë e kuq arrijnë për të 10 herë në finalen e Kupës së Ligës. 5 sukseset, herën e fundit me Mourinhon në stol. Djajtë e kuq këtë sezon në raundet e para kanë eliminuar Aston Villan, Burnley dhe Charlton para se të kalonin në gjysmëfinale Nottingham Forres. Plot 47 vjet pritje për të arritur këtu për Newcastle, që ka luajtur finalen e vetme të Kupës së Ligës në 1976 duke e humbur përballë Manchester City-n.

Shpërndaje në

U Kopjua