Live

Sot në ‘DPT te Fidani’ i ftuar do të jetë drejtori i KIPRED, Lulzim Peci

15:12 / 01 Prill 2025

Nga Kosova Live

Të martën në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci.

Në pjesën e intervistës do të diskutohet për aktualitetin e skenës politike në Kosovë, konkretisht për krijimin e institucioneve të reja nga akterët politik pas certifikimit të zgjedhjeve të fundit në vend.

Gjithashtu, me ish-diplomatin kosovar do të diskutohet edhe për zhvillimet gjeopolitike në botë dhe ndikimin e tyre në Ballkan.

Këto dhe shumë të tjera që lidhen me zhvillimet aktuale në politikë mund t’i ndiqni sot në ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

Shpërndaje në

U Kopjua