Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për herë të 16-të në mënyrë që të arrihet konstituimi i tij.
Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i mbledh votat për të zgjedhur të zotin e Parlamentit, e as nuk po heq dorë së propozuari Albulena Haxhiun si të denjë për këtë post, transmeton Klankosova.tv.
Ish-opozita e ka treguar qartë qëndrimin e vetë, duke shprehur gatishmëri nga ana tjetër që të votojnë një kandidat tjetër për kryetar Kuvendi.
Por, VV-ja nisi një procedurë tjetër për të arritur konstituimin e Parlamentit. Duke e hedhur në votim të fshehtë.
Megjithëse, as kjo mënyrë votimi nuk po iu ecë.
Nëse do të ketë kalim apo jo nga ky ngërç politik, do të kuptohet sot nga ora 10:30 me fillim të seancës së 16-të konstituive.