27 vite më parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Gllogjan ka zhvilluar njërën nga betejat më të ashpra me ushtrinë serbe.
Kjo ngjarje ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit.
Për nder të kësaj dite, që njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe fillimit të sulmeve të NATO-s, do të ketë disa aktivitete.
Manifestimi fillon me homazhe nga ora 11:00 te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, pastaj në ora 12:00 manifestimi qendror dhe nga ora 13:00 programi artistik.
Më 24 mars 1998 në Gllogjan ishte zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.
Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.