Live

Sot shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

07:48 / 15 Mars 2025

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që sot t’i shpall rezultatet përfundimtare, pasi deri sot ato ishin preliminare.

Gjykata Supreme ka marrë vendimin për ankesën e fundit të parashtruar nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve (PDAK)-LPB.

Supremja ka refuzuar ankesën e PDAK-së lidhur me manipulimet e votave me postë, duke e quajtur edhe si të “pathemeltë”.

Pas që kjo ishte ankesa e fundit në Supreme, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, iu hap rruga për t’i shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Në një njoftim të lëshuar nga KQZ, u bë e ditur se sot do ta bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025” – ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua