Sot në AlbiMall Superligën e Kosovës zhvillohen të gjitha ndeshjet e javën e 35-të.
Vëmendja krysore do të jetë në qytetin e Suharekës dhe Gjilanit, ku Ballkani e Drita po luftojnë për titullin e kampionit.
Kampioni në fuqi dhe lideri aktual, Ballkani do të jetë nikoqire e Ferizajit.
Në anën tjetër skuadra e Dritës e pret Malishevën.
Një ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet mes Llapit dhe Gjilanit.
Prishtina do të jetë nikoqire e Drenicës ndërsa Dukagjini do të ketë punë me Trepçën ’89.
Të gjitha ndeshjet do të nisin nga ora 15:00.
