Live

Sot zhvillohet dueli për vendin e tretë në Kampionatin Botëror mes Kroacisë dhe Marokut

11:42 / 17 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sot (e shtunë) do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë në Kampionatin Botëror në mes të Kroacisë dhe Marokut.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “Khalifa International Stadium”.

Kroacia u eliminua nga Argjentina në gjysmëfinale dhe nuk ia doli që të kalonte në finale, por që sot do të luftojë për vendin e tretë.

Në anën tjetër, Maroku u mposht 2-0 nga Franca, po ashtu në gjysmëfinale, por që ishte befasia më e bukur e këtij kampionati.

Padyshim se do të jetë një përballje e zjarrtë mes të dyja vendeve, që do të synojnë vendin e tretë në këtë turne.

Kroacia është si nënkampion në fuqi, që nga Botërori i vitit 2018 i mbajtur në Rusi, ndërsa Maroku do të synojë të futet në librat e historisë së futbollit Afrika, si kombëtarja e parë që ka arritur deri në vendin e tretë.

Shpërndaje në

U Kopjua