Live

“Stadiumi merr emrin e tij”, qyteti i lindjes nderon talentin e Argjentinës

21:25 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Viti 2022 u mbyll në mënyrë të shkëlqyer për Julian Alvarez. Sulmuesi argjentinas nisi aventurën angleze me Manchester City në verë, ndërkohë që më 18 dhjetor fitoi Kupën e Botës si protagonist me 4 gola dhe një asist.

22-vjeçari i lindur në Calchin, e nisi Botërorin e Katarit si zëvendësues, por fitoi rivalitetin me Lautaro Martinez për një fanellë titullari dhe zhvilloi performanca shumë të mira përkrah Leo Messit, idhullit të tij.

Alvarez po kalon momentin më të bukur të karrierës, që pritet të jetë e gjatë dhe e lavdishme, teksa ka marrë edhe një vlerësim të jashtëzakonshëm në vendlindje.

Atletico Calchin, klubi ku u rrit, do të emërojë stadiumin ku zhvillon ndeshjet shtëpiake me emrin “Julian Alvarez”, vendim që e zbuloi presidenti i klubit në një prononcim për Tyc Sports.

“Stadiumi ynë do të mbajë emrin e Julianit, i cili gjithashtu do të shpallet qytetar nderi i Calchin”, deklaroi kreu i Atleticho Calchin, skuadra që përfaqëson qytezën me 3 mijë banorë nga vjen Alvarez.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...