Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për tremujorin e tretë (TM3) 2022, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.
Sipas një komunikate për media nga ASK-ja, në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.
“Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2022, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 18 mijë, ku krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2021, numri i pasagjerëve është rritur për 56%. Kurse, transporti i mallrave me tren në këtë tremujor ishte 21 mijë ton”, thuhet në komunikatë e publikuar nga Agjencinë e Statistikave t
Ndërkaq, sa i përket numrit të fluturimeve në TM3 2022 ishte 3 423, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2021) ka një rënie për 3%.
“Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 988 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2021) ka një rritje për 9.8%”, thuhet mes tjerash në komunikatë.