Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pas stuhive të fuqishme dhe tornadove që kanë goditur Shtetet Qendrore dhe Jugore të Shteteve të Bashkuara.
Nga e mërkura, disa shtete janë përballur me stuhi ere të forta, tornado dhe shira të dendura, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, shkollat janë mbyllur në disa prej zonave të prekura, përfshirë Nashville, kryeqytetin e Tenesit.
Guvernatori i Kentakit Lindor, Andy Beshear, e ka cilësuar këtë ngjarje si një nga më të rëndat që ka prekur rajonin, duke njoftuar për pasojat e mëdha të motit të keq në platformën X.