Live

Suarez flet për momentin kur u largua Neymar nga Barcelona: I thamë të qëndronte, do ta fitonte Topin e Artë

22:32 / 04 Mars 2023

Nga Kosova Live

Luis Suarez që luan aktualisht te Gremio, ka folur për Neymarin dhe kalimin te PSG.

Uruguaiani ka thënë se largimi i Neymar në atë kohë e kishte pikëlluar skuadrën, ndërsa ka treguar edhe detaje nga ajo kohë.

“Ai na lëndoi shumë si miq dhe shokë skuadre. Gjatë parasezonit, në SHBA, kur u ulëm për të folur për këtë temë, ai na tha: “Jo, jo”. Nuk më pëlqente shumë të flisja për këtë, por erdhi një moment kur ishte më konkret dhe unë dhe Messi i thamë: Nëse dëshiron të fitosh gjithçka, qëndro këtu, me ne. Situata do të ndryshojë, do të ketë lojtarë të rinj që na duhen”.

Ai na dëgjoi dhe tha: “Po, po, dua të qëndroj”. Si miq, ne e këshilluam të qëndronte, por vendimi ishte i tij dhe i familjes së tij”.

“EL Pistolero” më pas zbuloi: “Ne i thamë: Anglia është më e mirë për të ardhmen tënde. Mendoj për Manchester City-n, se futbolli do të jetë më i mirë për ty… Por, në Francë?”.

“Ne e kuptuam se edhe futbolli francez ishte rritur shumë, por i thamë se gjëja më e mirë ishte që ai të qëndronte me ne”.

“Marr përgjegjësinë për atë që them. Nëse Neymar do të kishte qëndruar te Barcelonë, me siguri do të kishte fituar një Top të Artë”, ka thënë Neymar.

Shpërndaje në

U Kopjua