Live

Suhareka dhe Ferizaji, të dy skuadrat kërkojnë fitore – publikohen formacionet

15:41 / 04 Maj 2025

Nga Kosova Live

Suhareka dhe Ferizaj do të përballen sot në kuadër të xhiros së 32-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, në një ndeshje me shumë rëndësi për vendasit.

Suhareka, që ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë, ka nevojë për një mrekulli për të mbajtur shpresat për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar. Për të siguruar qëndrimin në Superligë, skuadra nga Suhareka duhet të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura, dhe e para që synon është pikërisht Ferizaj.

Megjithatë, sfida nuk pritet të jetë aspak e lehtë, pasi Ferizaj është në formë të shkëlqyer, duke grumbulluar 10 pikë në katër ndeshjet e fundit. ‘Ujqit’ e Ferizajt synojnë fitoren për t’u ngjitur në vendin e tretë, pozita që do t’u mundësonte pjesëmarrjen në garat evropiane.

Formacionet zyrtare:

Suhareka: Avdimetaj, Hasanaj, Memolla, Kodra, Hoxha, Boshnjaku, Susuri, Rexha, Stijepovic, Fetahaj, Zeka.

Ferizaj: Jovanovski, Gligorov, Ilieski, Topalaj, Avdulli, Ramusa, Shabani, Jusufi, Nafiu, Abdul, Kurtaj.

Shpërndaje në

U Kopjua