Live

Suharekë: Rrëzohet një punëtor pëson lëndime të rënda në kokë, dërgohet për trajtim në QKUK

09:51 / 17 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një burrë është lënduar rëndë pasi është rrëzuar deri sap o punonte në një objekt ndërtimi,

Sipas raportit të Policisë së Kosovës ai ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe i njëjti është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Unviversitare të Kosovës (QKUK), raporton Periskopi.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Suharekë / 16.03.2025 – 18:40. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim. Sipas mjekëve viktima ka lëndime të rënda në kokë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit dhe inspektorati i punës”.

Tutje thuhet se rasti “është në hetim”.

Shpërndaje në

U Kopjua