Një person në Pejë është arrestuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar babain e tij.
Rasti ka ndodhur të premten në Pejë rreth orës 19:15.
Siç njofton Policia e Kosovës, transmeton Klankosova.tv, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”. Njofton PK.