Live

Sulmoi policët, arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës

09:30 / 10 Prill 2025

Nga Kosova Live

Është arrestuar një person në Aeroportin e Prishtinës, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë.

Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua