Live

Sulmoi portierin e Sevillas, dënohet me 40 vite jasht stadiumit tifozi holandez

17:15 / 21 Mars 2023

Nga Kosova Live

Tifozi i PSV Eindhoven bëri gabimin e jetës duke u futur në fushën e “Philips Stadion” dhe duke sulmuar portierin e Sevilla, Marko Dmitrovic. Në fakt, portieri serb nuk qëndroi pa reaguar dhe e mbërtheu tifozin deri në momentin që sigurimi u afrua dhe e mori.

Tifozi 20-vjeçar u dënua me tre muaj burg nga gjykata e Oost Brabant, një prej të cilave u pezullua dhe gjithashtu edhe nga ekipi i tij mori një dënim.

PSV njoftoi se tifozi në fjalë nuk do të ketë të drejtë të hyjë në stadiumin e skuadrës për 40 vitet e ardhshme, ndërsa do të nisë procedurat për të rikuperuar çdo dëm që do të pësojë klubi nga veprimet e tij.

Kujtojmë se të riut iu ndalua hyrja në stadiume deri në vitin 2026, por ai arriti të shkonte në stadium në ndeshjen ndaj andaluzianëve me një biletë që kishte të dhënat e një shokut të tij.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...