Live

Sulmoi sigurimin, arrestohet një person në Prishtinë

08:38 / 03 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur punëtorin e sigurimit.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh viktima në vetëmbrojtje ka përdor një sprej kundër të dyshuarit.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Xhorxh Bush, Prishtinë  02.05.2025 – 03:10. Është raportuar se në një lokal, ka ndodhur një mosmarrëveshje mes punëtorit të sigurimit dhe të dyshuarit mashkull kosovar, ky i fundit ka goditur fizikisht viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima në vetëmbrojtje ka përdor një sprej kundër të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

Shpërndaje në

U Kopjua