Sulmuesi i West Hamit, Michail Antonio është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor.
Ishte klubi anglez ai që e konfirmoi lajmin për përfshirjen e lojtarit të tyre në aksident.
“Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klub janë me Michail, familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Michail është me vetëdije, komunikon dhe aktualisht është nën mbikëqyrje të ngushtë në një spital qendror të Londrës. Në këtë kohë të vështirë, i kërkojmë të gjithëve që të respektojnë privatësinë e Michail dhe familjes së tij”, thuhet në deklaratën e përditësuar të së shtunës nga West Ham.