Live

“Supermeni” Amerikan po rikthehet në Kosovë!

11:27 / 16 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Quhet Mike Mitchell, dhe gjatë sezonit të kaluar luajti për KB Lipjanin ku shkëlqeu me shumë performanca monstruoze të cilat i siguruan ekipit të tij mbetjen në IP Superligën e Basketbollit.


Para pak minutash Mike në një postim të tij në rrjetin social Facebook la të kuptohet se rikthimi i tij është afër.


“Sipas të gjitha gjasave do rikhehem të luaj basketboll këtë muaj, shumë shpejtë do kalojë oqeanet”-shkroi Gjiganti Amerikan.


Basketbollisti la shenjë qysh në ndeshjën e tij të parë në Kosovë, teksa në përgjithësi shënoi rreth 20 pikë për ndeshje.Attachments area

Shpërndaje në

U Kopjua