Live

Supremja e refuzon ankesën e PDAK-LpB, KQZ-ja mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare

16:57 / 13 Mars 2025

Nga Kosova Live

Gjykata Supreme ka trajtuar gjithsej 43 ankesa administrative nga subjektet politike/kandidatët, kundër vendimeve te Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, raporton Gazeta Sinjali.

Supremja ka vendosur për të gjitha 43 ankesat që i ka pasur nën shqyrtim: 20 janë refuzuar, 11 janë hedhur si të palejuara, 9 janë pranuar dhe 3 janë pranuar pjesërisht.

Vendimet e përfunduara janë të qasshme dhe janë të publikuara në webfaqen e Gjykatës Supreme:

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Gazetën Sinjali se janë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me ankesën e PDAK-LpB për të shpallur rezultatet përfundimtare.

Shpërndaje në

U Kopjua