Live

Syla, Kurtit: Shko Albin, se askush nuk është mbi ligjin

16:56 / 04 Mars 2025

Nga Kosova Live

Gazetari Valon Syla ka kthyer përmbys kërkesën e Albin Kurtit që dikur ia drejtonte ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, me “Shko, Hashim”.

Syla referuar ikjes dhe refuzimit të vazhdueshëm të Kurtit për t’u paraqitur para Prokurorisë Speciale në cilësi të dëshmitarit, tash edhe me urdhëresë gjykate, iu referua me thënie të vet.

Shko Albin, se askush nuk është mbi ligjin”, shkroi Syla.

Postimi i plotë:

‘Shko Hashim’ ishte titulli i statusit të Albin Kurtit për Thaçin që të paraqitet dhe të shkoj për në Hagë.

E sot po ikë vet Kurti me kopalla. Prandaj po ja rikujtoj.

Shko Albin, se askush nuk është mbi ligjin.

Shpërndaje në

U Kopjua