Live

Tahiri në 25-vjetorin e AAK-së: Aleanca ka qëndruar drejt, ka guxuar dhe ka vepruar për shtetin

09:22 / 02 Maj 2025

Nga Kosova Live

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka vlerësuar lart rrugëtimin e kësaj partie si një forcë e qëndrueshme shtetformuese në kohët më të ndjeshme për vendin.

Ai theksoi se AAK-ja, e themeluar nga gjenerali Ramush Haradinaj menjëherë pas luftës, bashkë me bashkëluftëtarë e intelektualë të vendit, u konceptua si forcë e stabilitetit dhe vizionit politik, dhe se në një periudhë përplasjesh të mëdha, Aleanca zgjodhi unitetin dhe shtetndërtimin, përpara interesave të pushtetit.

“AAK vendosi standardet para statusit dhe bashkoi skenën politike të polarizuar. Po atë vit, kryeministri Haradinaj u përball me drejtësinë ndërkombëtare dhe doli i pastër, duke mbrojtur dinjitetin e UÇK-së dhe të Kosovës”, shkroi Tahiri në llogarinë  e tij në Facebook.

“Urime 25-vjetori. Të qëndrojmë me krenari për të kaluarën dhe me mençuri për të ardhmen”, përfundoi postimin Tahiri.

Shpërndaje në

U Kopjua