Live

Tahiri (PDK): Dy qeveritë e udhëhequra nga Kurti, kanë bërë 11 shkelje kushtetuese

11:04 / 09 Prill 2025

Nga Kosova Live

Abelard Tahiri nga PDK-ja, në Ditën e Kushtetutës, ka thënë se gjatë pesë viteve të fundit, dy qeveritë e udhëhequra nga Albin Kurti, sipas tij, kanë bërë 11 shkelje kushtetuese.

Siç shkruan ai në Facebook, këto 11 shkelje kanë ndodhur dy në mandatin e parë, nëntë në të dytin.

“Të gjitha këto janë konstatuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe përbëjnë një precedent të rrezikshëm, që cenon rendin kushtetues të ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë”, ka shkruar ai, njofton Klankosova.tv.

Më tej ai thotë se për të mbrojtur parimet dhe rendin kushtetues, grupi Parlamentar i PDK-së ka dorëzuar 28 lëndë në Gjykatën Kushtetuese gjatë këtyre pesë viteve.

Lexoni më poshtë postimin e tij:

Shpërndaje në

U Kopjua