Live

Tahiri për Kurtin: Pasi u refuzua nga pakicat, iu kthye shqiptarëve për ta bërë qeverinë bashkë

20:53 / 07 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ish zëvendëskryeministri dhe ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas ftesës së Kurtit ndaj Abdixhikut për takim për formimin e Qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se pasi Kurti u refuzua nga pakicat, iu kthye shqiptarëve për ta bërë qeverinë bashkë.

Tahiri ka shtuar se mjerimi i tij politik s’ka fund.

“Pasi u refuzua nga pakicat, Kurti iu kthye shqiptarëve për ta bërë qeverinë bashkë – mjerimi politik i tij s’ka fund…”, ka shkruar ajo

Shpërndaje në

U Kopjua