Abelard Tahiri, deputeti i PDK-së, ka thënë se edhe në ditën kur publikohet raporti i Reporterëve pa Kufij, pushteti nuk ndalet së sulmuari mediat.
Në një postim në Facebook, ai është shprehur se ky reagim flet më shumë se çdo raport, sipas tij, tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti dhe frikën e tyre nga fjala e lirë.
“Këmbëngulja që mediat duhet të kontrollohen është shenjë e qartë e mendësisë autoritare që i udhëheq. E ardhmja që ata duan është një vend pa zë kritik, pa liri mediatike dhe pa demokraci të vërtetë”.
“Dallimet tona me ta janë aq të mëdha, sa bashkëqeverisja mes PDK-së dhe VV-së është e paimagjinueshme. Liria e shprehjes nuk negociohet!”, ka thënë Tahiri.