Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se takimet me kundërshtarët politike janë fushëbeteja që nuk guxojnë të shmangen.
Kësisoj ai i është përgjigjur kritikave që u bën në adresë të kreut të PDK-së, Memli Krasniqi I cili I shkoi në takim kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Takimet me kundërshtarët politikë, për ata që merren me politikë, janë fushëbeteja që nuk guxojnë të shmangen. Shmangia të bën të dukesh i dobët”.
“Edhe sot, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e bëri të qartë se jemi këtu dhe nuk bëjmë asnjë kompromis në dëm të qytetarëve të Kosovës. PDK është e vendosur ta bëjë Kosovën #MaMirë – dhe këtë do ta arrijmë me Bedri Hamzën si Kryeministër”, shkruan Tahiri në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Takimi mëngjesin e sotëm në mes të Kurtit dhe Krasniqit nuk solli asnjë rezultat në drejtim të zhbllokimit të situatës rreth konstituimit të Kuvendit që sot dështoi për të nëntën herë radhazi