Ka nisur takimi informues i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me mediat si palë e interesit në lidhje me çështjen e tarifave të energjisë elektrike.
Në këtë takim do të kenë mundësi të sqarohen dilemat e gazetarëve në lidhje me procesin dhe specifikat si dhe do të adresohen çështjet me interes të përbashkët, e që sipas ZRrE-së, do të jetë mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe thellim të kuptimit mbi rëndësinë dhe ndikimin e këtij procesi.
Në fillim kishte dilema nëse takimi do të xhirohet ose jo por pas insistimit të gazetarëve dhe mirëkuptimit të stafit teknik të ZRrE u bë e mundur të jetë takimi i xhiruar./Klankosova.tv