Live

Taylor Swift: Grindja me Katy Perryn ishte e pashmangshme

08:50 / 20 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Taylor Swift është e bindur se grindja mes saj dhe Katy Perryt ishte e pashmangshme, sepse “ishte e shkruar të ndodhte ashtu”.

Të dyja këngëtaret u bënë armike të përbetuara pas një grindjeje për disa valltarë mbështetës dhe e sulmuan njëra-tjetrën në tekstet e këngëve të tyre, shkruan KOHA Ditore.

Perry dhe Swift prej atëherë janë pajtuar në një takim çaji dhe tani janë shoqe të mira, por këngëtarja e “Me!” këmbëngul se ato kanë lindur për ta sfiduar njëra-tjetrën.

“I kemi pasur disa biseda vërtet të mira”, tha Taylor për “Rolling Stone”. “Po flisnim se si kemi pasur keqkomunikime me njerëzit në të kaluarën, madje as posaçërisht me njëra-tjetrën. Ajo më tha, ‘Unë jam Akrep. Akrepat thjesht godasin kur ndihen të kërcënuar’, dhe unë thashë: ‘Epo, unë jam Shigjetari. Ne qëndrojmë prapa, e vlerësojmë situatën, e procesojmë se si ndihemi për këtë, e ngremë harkun, e tërheqim atë dhe qëllojmë”.

“Pra, këto janë mënyra krejt të ndryshme të procesimit të dhimbjes, konfuzionit, keqkuptimit. Dhe shpesh e kam pasur këtë vonesë për të ndier diçka që më lëndon dhe më pas të them se më lëndon”.

Ajo shpjegon se procesi filloi kur Kanye West e ndërpreu fjalimin e saj në MTV Video Music Awards 2009 për të protestuar kundër fitores së saj.

“Mund ta kuptoj se si kishin menduar njerëzit që ishin në jetën time, “Nuk e dija se ishe ndier ashtu’, sepse më nevojitet pak kohë.

“Nëse e shikoni videon e VMA 2009, unë tekstualisht ngrij. Unë tekstualisht qëndroj atje. Dhe kështu e trajtoj çdo siklet, çdo dhimbje. Unë qëndroj atje, ngrij. Dhe pastaj pesë minuta më vonë, e di se si ndihem”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...