Dje Zyra e Rregullatorit të Energjisë ( ZrrE) ka dal me një propozim për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15%. Ky lajm nuk u prit mirë nga qytetarë dhe pati reagime të shumta edhe nga opozita.
Sipas një njoftimit të publikuar nga ZRrE të premten, thuhet se kanë propozuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind muajin e ardhshëm.
ZRrE kanë njoftuar se janë bazuar në rezultatet e raportit të tij konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara, rritja mesatare e tarifave për konsumatorët pritet të tjerë 15 për qind dhe ftoi konsumatorë për konsultim publik.
Por, pas këtij njoftimi qytetarët kanë shpërthyer me kritika e të mllefosur ndaj Qeverisë Kurti.
Kosovalive ju sjell disa nga reagimet e qytetarëve:
“Vendi duhet të shkojë në protesta deri në shkarkimin e kësaj Qeveris”;
“Me Kurtin po shkojmë drejt mjerimit”;
“Veç të zeza na kanë ardhë prej Kurtit”;
“Sherrin ja paqin ata që e kanë votu.



Kujtojmë se javë më parë, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.
ZRRE-ja i ftoi konsumatorët, ndërmarrjet e rregullta dhe palët e interesuara për konsultim publik për propozimin e saj për rritje të tarifave të rrymës për 15 për qind.
Ajo tha se komentet dhe sugjerimet e tyre do t’i pranojë deri më 28 mars, para se bordi i saj të marrë vendim përfundimtar për shtrenjtimin e rrymës.
Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind.
Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.
Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.