Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) po i vazhdon aktivitet e saj nëpër nëndegë, duke i përgatitur shtabet zgjedhore. Donjet Bislimi kyetar i RDK-së, përmes një njoftimi për shtyp, ka bërë të ditur se të rinjtë e PDK-së “janë të gatshëm për procese të reja të rëndësishme për vendin”.
“Procesin e zgjedhjeve nacionale e shohin si rast për të dëshmuar vizionin dhe platformën e tyre politike të Dekadës së Re të cilën e shohin si mundësi të re jo vetëm të Rinisë Demoktarike por vizion i gjithë rinisë së Kosvës”, ka thënë Bislimi, thuhet në njoftim.
“Konstatimi i shtabeve zgjedhore të Rinisë Demokratike në tërë vendin, përbën hapin e nevojshëm për situatën në të cilën ndodhemi. Këtij procesi, Rinia Demokratike, si çdo herë, do t’i japë energji, potencial dhe optimizëm mobilizimit të jashtëzakonshëm, ashtu si deri më sot, për të çuar përpara misionin dhe vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Kadri Veseli”, theksoi z. Bislimi, në komunikatën për shtyp.