Live

Të shtënat me armë zjarri në Poslishtë të Prizrenit: Dy persona gjuajtën pesë herë dhe u arratisën

09:50 / 18 Mars 2025

Nga Kosova Live

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të hënën në fshatin Poslishtë të Prizrenit, ku dikush ka gjuajtur disa herë dhe më pas është arratisur nga vendi i ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimin, ndërsa akoma s’janë identifikuar të dyshuarit.

Siç merr vesh Kosovalive pas mesnate, një 27-vjeçar ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe ka raportuar se në këtë fshat, dy persona të panjohur, nga një distancë kanë gjuajtur disa herë me armë zjarri në ajër.

Si rezultat i denoncimit, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Të njëjtat burime kanë bëre me dije se në vendngjarje Policia ka gjetur pesë gëzhoja të një kalibri ende të papërcaktuar, që janë sekuestruar si prova.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit.

Shpërndaje në

U Kopjua