Live

Të shtunën testohet sistemi i alarmit publik në kryeqytet

14:26 / 24 Prill 2025

Nga Kosova Live

Të shtunën e 26 prillit, në Prishtinë do të testohet sistemi i alarmit publik.

Siç bëhet e ditur, gjatë këtij testimi, do të dëgjohet një alarm me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda, transmeton Klankosova.tv.

Thuhet se ky është vetëm një test rutinë me qëllim që të verifikohet funksionaliteti dhe efektiviteti i sistemit në rast emergjence.

Shpërndaje në

U Kopjua