Kampioni Evropian Liverpool nuk kaloi ndeshje të mira parasezonale.
Ekipi i udhëhequr nga Klopp u mposht në disa ndeshje të rëndësishmë. E rëndë ishte humbja nga Napoli 3-0.
Dhe sic duket për këtë ndeshje mbrojtësi më i mirë i Premier Ligës, Virgil Van Dijk kishte polemika me trajnerin Klopp.
Pasi Napoli realizoi golin e epërsisë 1-0 përmes Lorenzo Insigne, Van Dijk I’u drejtua Klopit.
I pyetur se çfarë kishte të bënte me incidentin, Van Dijk i tha Mail: “Vetëm
gjëra… midis meje dhe tij”.
“Nuk është e nevojshme të zbulohet se çfarë. Unë mendoj se të gjithë duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin”.
“Ndonjëherë ju duhet t’i tregoni dikujt të vërtetën, kështu është”, u shpreh holandezi