Live

Tentim-vrasja në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit (EMRI)

09:18 / 27 Prill 2025

Nga Kosova Live

Është arrestuari i dyshuari me emrin Orges Rusinovci, 27 vjeçar, i cili pasditen e 6 marsit bashkë me të dyshuarin tjetër, Olis Rusinovci, 24 vjeç kanë tentuar të vrasin A.Beiqin, 32 vjeç.

Kështu ka kuptuar Klankosova.tv nga burime të sigurta.

Për rastin në fjalë ka raportuar edhe policia në raportin 24 orësh, ku tregon se njëri prej të dyshuarve është vetëdorëzuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një armë zjarri.

“Rr. Enver Maloku, Prishtinë 06.03.2025-18:42. Lidhur me rastin, me 26.04.2025 është vetë dorëzuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe nga i njëjti është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me një fishek . Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shpërndaje në

U Kopjua