Live

Tentoi ta godas motrën e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë që kishte urdhër arrest

09:23 / 13 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti kishte tentuar ta godas motrën e tij, por ishte ndalur nga babai.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari gjatë verifikimit rezulton se posedon urdhër arrest, dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pejë  12.04.2025 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte tentuar ta godasë motrën e tij, por veprimin e tij e kishte ndaluar babai i tyre. I dyshuari gjatë verifikimit rezulton se posedon urdhër arrest, është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”. 

Shpërndaje në

U Kopjua