Live

Tentoi të hyjë me drogë në Kosovë, arrestohet një shtetas malazez

09:06 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Është arrestuar një shtetas i Malit të Zi pasi që i njëjti  kishte tentuar hyrjen në Kosovë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në çantë i është gjetur  dhe konfiskuar  një qese e vogël najloni kokainë me peshë rreth 0.69 gram dhe një plastikë e vogël e rrumbullakët në të cilën kishte substance të dyshuar narkotike kokainë me peshë rreth 0.50 gram, transmeton Klankosova.tv.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit,  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua