Live

Tentoi të nxjerr mbi 28 mijë cigare nga Kosova – ndalohet një person në Aeroportin e Prishtinës

09:07 / 07 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një shtetas shqiptar është ndaluar dje rreth orës 10:30 në dalje të Aeroportit të Prishtinës, gjatë kontrollit doganor për fluturimin Prishtinë – Londër.

Gjatë kontrollit të bagazheve të tij, zyrtarët doganorë zbuluan 28 mijë 800 copë cigare (144 boksa) me banderola të Shqipërisë dhe RKS-së, të padeklaruara, thuhet në njoftimin e doganës në Facebook.

Malli është konfiskuar, ndërsa rasti po trajtohet si kundërvajtje doganore

Shpërndaje në

U Kopjua