Live

Tentoi të përfitonte 400 mijë euro, kapet në Gjilan i dyshuari për mashtrim në prokurim publik

15:01 / 14 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia në Gjilan ka arrestuar një të dyshuar për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik.

Bëhet e ditur se i njëjti kishte tentuar që t’i përfitonte kundërligjshëm nga fondet publike shumën prej 400 mijë eurosh.

“Policia e Kosovës, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan (NJRHKEK-Gjilan), gjatë zhvillimit të hetimeve, ka siguruar prova të besueshme se i dyshuari mashkull kosovar si person i autorizuar, me rastin e aplikimit në një aktivitet të prokurimit, me qëllim të mashtrimit si dhe ndikimit në vendimin në procedurën e vlerësimit, ka paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme apo të falsifikuara, për t’i plotësuar kërkesat, në mënyrë që të përfitojë kundërligjshëm në fonde publike sipas ofertës së çmimit nga shuma e përgjithshme e vlerës së parashikuar prej (katërqind mijë) 400,000,00 euro”, thuhet në një njoftim të policisë, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin personi i dyshuar është intervistuar dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shpërndaje në

U Kopjua